Prokuroria, hetim kartave

13/09/2009 17:15

Prokuroria e rrethit Tirane ka filluar hetimet pas padise se bere nga Partia Socialsite, ndaj Ministrise se Brendshme per shperdorim detyre dhe falsifikimin e dokumentave zyrtare qe ndryshuan sipas PS-se, rezultatin e zgjedhjeve ne 28 qershor.

Oficeret e policise gjyqesore kane filluar grumbullimin e provave materiale ne Ministrine e Brendshme. Ata kane marre listen e emrave te shtetasve te cilet jane pajisur me karte identiteti si edhe listen e emrave te shtetasve te cilet nuk e kane marre kete dokument.

Ne cilesine e proves materiale eshte kerkuar nga Prokuroria e Tiranes, edhe leterkembimi qe Ministria e Brendshme  ka patur me Partine Socialiste.

Ministria e Brendshme i ka vene ne dispozicion materialet e kerkuara organit te akuzes se kryeqytetit, i cili per kete ceshtje ka ngritur nje grup hetimor me dy oficere te policise gjyqesore dhe nje prokuror.

Partia socialiste pretendon se permes manipulimit qe jane bere me kartat e indetitetit, mospajisja  me kete dokument e shtetasve si dhe shperndarja e kartes shtetasve sipas perkatesive partiake ka ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Padia iu dorezua prokurorise nga sekretari per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj.

Ndryshe nga padite e bera me pare me karakter politik kjo eshte nje nder te paktat raste, kur prokuroria kryen hetime ne lidhje me nje akuze e cila vjen nga nje subjekt politik.   

Top Channel