Netanjahu i “shtrengon dhembet” Libanit

13/09/2009 12:30

Ne nje kohe qe ne Venecia, cmimin me te mire e fiton nje film qe flet per luften e vitit 1982 mes Izraelit dhe Libanit, kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu ashperson tonet ndaj vendit fqinje.

Shkak per kete jane bere raketat e leshuara te premten nga territori libanez ne drejtim te qytetit te Naharias. “Izraeli nuk eshte i gatshem te pranoje asnje akt terrorist drejtuar kunder qyteteve te tij”, tha Netanjahu ne hapje te mbledhjes qeveritare.

Ne vijim, ai shtoi se beson ne pergjegjesine e qeverise se Bejrutit ne te gjitha aktet e agresionit ndaj shtetit hebre. Ky eshte sinjali me i ashper qe Tel Avivi ka leshuar ndaj Libanit kohet e fundit.  

Top Channel