Moti, ne mesjave stuhi

13/09/2009 17:25

Vala e stuhive qe ka perfshire gjithe gadishullin  e mesdheut do te prek edhe shqiperine diten e enjte dhe te premte. Metereologet parashikojne qe ne mesjave te kemi ulje te temperaturave me 6 deri ne 7 grade celcius.

“Stuhia pritet te jete prezente ne te gjitha vendet e mesdheut. Te enjten kjo stuhi e tille do te preke edhe terr shqiptar fillimisht veriu dhe pastaj jugun”, u shpreh per Top-Channel Tanja Porja nga Meteoalb.

Intensiteti i reshjeve te shiut gjate ketyre diteve pritet te jete i larte, cka mund te sjelle edhe permbytje ne shume zona te vendit.Por  ne ndryshim nga mesjava diten  e hene moti do te jete i paqendrueshem do te kemi kthjellim dhe vranesira.

“Dita e sotme ka sjelle rritje temp qe do te vazhdojne deri te merkuren pastaj do te kemi ulje te enjten pastaj serish te shtunen rritje temperaturash”, perfundoi Porja.

Temperaturat pritet te rriten ne fundjave ku do te kemi edhe nje permiresim te ndjeshem te motit.

Top Channel