Viduka kerkon te kthehet ne Australi

12/09/2009 11:20

Ish-kapiteni i kombetares australiane, Mark Viduka kerkon te kthehet ne vendin e tij pasi ka vendosur te largohet nga futbolli evropian.

Lajmin e ka bere te ditur agjenti i tij, sipas te cilit “Mark nuk kerkon nje kontrate tjeter ne Evrope dhe ka ndermend te kthehet ne shtepi”.

Viduka ka lene Australine ne 1995-n per te luajtur ne Kroaci dhe ka kaluar dhjete vitet e fundit ne Angli.

Ka lene Newcastle ne fund te sezonit, pas kalimit te skuadres ne divizionin e dyte.

Top Channel