Tajvan, ish presidenti denohet me burgim te perjetshem

11/09/2009 22:25

Nje gjykate ne Taipei ne Tajvan ka denuar me burgim te perjetshem ish presidentin Chen Shui.

Ish presidenti Shui u shpall fajtor per akuzat e korrupsionit dhe pastrim parash. Gjithashtu ai u gjobit edhe me 6.1 milion dollare gjobe nga gjykata.

Disa jave me pare nen te njejtat akuza dhe per kallezim te rreme ne prokurori u denua edhe gruaja e Chen Wu Shu, gjithashtu me burgim te perjetshem si dhe me gjobe prej 9.1 milion dollare.

Ish presidenti nuk ishte i pranishem ne sallen e gjyqit kur u vendos denimi. Ai mbahej ne dhomat e paraburgimit ku kishte kerkuar lirimin duke i quajtur akuzat si shpifje.

Pas shpalljes se vendimit para gjykates qindra mbeshtetes te Chen u mblodhen duke e cilesuar vendimin si politik.

Top Channel