
Prej shume ditesh ne Kukes dhe me gjere flitet jo pa shqetesim se ne mesin e muajit shtator do te mbyllet tuneli i Kalimashit, per t’u hapur i perfunduar krejtesisht vetem pas nje apo dy muajsh.
Pyetem disa inxhiniere shqiptare si dhe ndonje turk qe punonte ne tunel, por asgje zyrtare nuk u pohua per kete çeshtje.
Por shqetesimi qe tuneli i Kalimashit, perkatesisht galeria e veriut, ishte vene ne funksion ende pa u perfunduar, kishte ndezur me te vertete nje debat edhe brenda personelit drejtues inxhiniero-teknik.
Madje nje perkthyese qe nuk deshi te identifikohet, tha se per çeshtjen e tunelit ishte zhvilluar dje nje mbledhje e posaçme mes tre kompanive:
“Bechtel”, “Enka” dhe “Savernik” (qe merret me sigurine e tunelit), si dhe me perfaqesues te qeverise shqiptare, perkatesisht te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve.
“Aty eshte diskutuar per tunelin dhe eshte vendosur per ecurine e metejshme te punes pa e mbyllur galerine veriore”, tha perkthyesja.
Ajo shtoi se diskutimi, i cili mund te rihapej serish, ishte perqendruar me shume te kohezgjatja e pezullimit te trafikut te mjeteve, se sa te fakti qe do te mbyllet apo jo.
Top Channel