Renault denoncon Piquet per zhvatje

11/09/2009 13:35

Renault kalon ne kundersulm. Skuderia e Formula 1, drejtuar nga Flavio Briatore ka vendosur qe te denoncoje ne Gjykaten e Parisit dhe te Britanise ish-pilotin Nelson Piquet juinior dhe te atin per tentative zhvatjeje ne dem te ekipit.

Piquet junior ka denoncuar ne FIA presionet, qe sipas tij jane bere nga vete Briatore dhe Renault qe provokuan edhe nje incident gjate Cmimit te Madh te Singaporit te vitit te kaluar, duke futur ne piste Safety Car dhe duke i lejuar keshtu fitoren shokut te skuadres Alonso.

Nderkohe ceshtja do te shqyrtohet nga Keshilli Boteror i Sportit te FIA-s me 21 shtator.

Top Channel