Queiroz: Shqiperia ekuilibroi grupin

11/09/2009 10:20

Kur kane mbetur edhe dy raunde per t’u luajtur ne grupet e eliminatoreve te Boterorit 2010 per zonen e Europes, me i ekuilibruari eshte pikerisht Grupi 1, ku ben pjese edhe Shqiperia.

Por per vendosjen e balances mes skuadrave pretendente kryesore per t’u kualifikuar ne kete grup, ka ndikuar pa diskutim Shqiperia, e cila, pasi i kishte marre nga nje pike Suedise dhe Portugalise, te merkuren ka ndalur ne nje barazim 1-1 edhe favoritet daneze.

Kete merite ia njeh Shqiperise edhe vete trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz, i cili menjehere pas ndeshjes se te merkures, ku fitoi 1-0 ne Hungari, theksoi: “Keto ndeshje treguan edhe nje here se Grupi 1 eshte shume i  ekuilibruar. Mjafton te shikosh problemet e Suedise ne Malte dhe piket qe Danimarka la ne Shqiperi”, theksoi tekniku i portugezeve.

Top Channel