
Ndihmat e premtuara nga qeveria per qindra familje te demtuara nga termeti, ne komunat, Gjorice, Shupenze, Ostren, Zerqan, ne Rrethin e Bulqizes, edhe pas kater ditesh nga renia e tij, nuk po duken gjekundi.
Diten e merkure, banoret ishin njoftuar se do vinin per ta ndihmat e shumepremtuara nga qeveria me ushqime dhe çadra, ndaj dhe ishin grumbulluar prane dyerve te komunave perkatese, ne pritje te tyre.
Aty rreth oreve te mesdites, nje helikopter i vetem zhurmoi ne qiell, duke bere qe mijera banore te kthejne syte drejt tij, por shpresat e tyre per ndihme jane shuar shume shpejt. Ndihmat ne ushqime dhe çadra kane qene te pakta.
Keshtu e gjithe sasia e ndihmave te ardhura merret vesh se ka qene vetem nga 5 kuintale ushqime per banoret e tre komunave, Gjorice, Shupenze, Zerqan, qe jane tejet pak krahasuar me nevojat qe kane banoret e demtuar ne keto komuna.
Top Channel