Lezhe, konflikt mes te denuarve

11/09/2009 15:15

Nje konflikt mes te burgosurve ne dhomat e paraburgimit ne burgun e Shenkollit, ka detyruar policine e burgjeve te nderhyje ne dhomat e paraburgimit dhe te shuaje konfliktin me dhune.

Sipas burimeve te brendshme te burgut te Shenkollit, mesohet se konflikti ka ndodhur midis disa te burgosurve nga Shkodra me te tjere te burgosur nga Kurbini.

Konflikti ka marre permasa te medha dhe ne te jane perfshire dy grupe te medha te arrestuarish. Rojat e burgut qe ndodheshin ne ate moment ne sherbim e kane patur te veshtire te merrnin situaten ne kontroll ndersa eshte kerkuar ndihma e grupeve te gatshme.

Pas shuarjes se perleshjes mes te burgosurve, policia ka vazhduar te qendroje ne gatishmeri per te evituar ndonje situate te ngjashme.

Top Channel