Kurbin, zjarrefikesit izolojne flaket prane kishes

11/09/2009 19:40

Nje zjarr i fuqishem shpertheu ne afersi te kishes se Shena Ndout ne rrethin e Kurbinit.

Flaket u shfaqen rreth rreth ores 12:00, ndersa reparti i zjarrefikesve mberriti ne vendin e ngjarjes, duke izoluar zjarrin, kur ishin djegur rreth 1 ha me pisha. Por nderhyrja e zjarrefikesve shmangu mberritjen e flakeve deri ne kishen e Shena Ndout.

Vlen te permendet fakti se prej tre ditesh ne vargmalin e Kishes se Shena Ndout shperthejne zjarre, ndersa ende nuk ka nisur asnje hetim per te gjetur arsyet apo per te ndaluar ndonje te dyshuar per zjarrevenje te qellimeshme apo aksidentale.

Top Channel