Kuqezinjte tronditen poziten e Olsen

11/09/2009 10:10

Pas atij barazimi 1-1 te  shoqeruar nga nje loje e dobet e Danimarkes perballe Shqiperise, qe ka vene ne rrezik kualifikimin e kesaj skuadre direkt per ne Boterorin 2010, tashme eshte lekundur shume pozita e Morten Olsen ne krye te pankines se danezeve.

Ai u emerua ne kete post qe ne vitin 2000 dhe tashme ka ardhur koha e skadences se kontrates se tij. Por rinovimi i saj do te diskutohet vetem pas perfundimit te ndeshjeve eliminatore ne grupin 1. Lajmi eshte konfirmuar nga sekretari i federates daneze, Xhim Hansen Star.

“Me Morten Olsen do te ulemi te flasim per rinovimin e mundshem te kontrates vetem pas mbylljes se ndeshjeve ne grup, kur te kemi luajtur edhe takimin e fundit ndaj Hungarise”, nenvizon sekretari i federates daneze, i cili i njeh meritat e Olsenit gjate kohes se drejtimit te Kombetares, por gjithsesi, kusht per rinovimin duket se do te jete kualifikimi ne Afrike 2010.

Nje gje e tille eshte kompromentuar disi pas barazimit 1-1 me Shqiperine te merkuren ne Tirane.

Top Channel