Jeta e veshtire çon drejt vetevrasjes nenen e re
11/09/2009 08:50
Nuk arrin te perballoje kushtet e veshtira te jeteses, tenton t’i jap fund jetes. Nje 20-vjeçare, nene e nje foshnje, banore e fshatit Molisht te Beratit, ka konsumuar nje sasi helmi qe perdorej per parazitet.
E reja eshte arritur te transportohet ne kohe nga familjaret ne spitalin rajonal te Beratit, ku ende ndodhet nen kujdesin e bluzave te bardha.
Sanije Avdylaj, banore ka mberritur mesditen e djeshme ne repartin e urgjences ne gjendje te rende shendetesore.
Familjaret deklaruan se e kishin gjetur ne dhomen e saj te semure papritur, nderkohe qe prane shtratit kane gjetur dhe nje shishe me preparat helmues per parazitet.
Top Channel