Gripi, postera ne shkolla

11/09/2009 16:05

Ne te gjitha shkollat e vendit, diten e hene do te shperndahen broshura, ku do te kete informacione te detajuara mbi gripin e derrit, por edhe menyrat sesi te mbrohemi prej tij.

Drejtori i Arsimit parauniversitar, Fatmir Vejsiu sqaron se mesuesit jane udhezuar t’i kushtojne nje rendesi te vecante sjelles se nxenesve ne klase.

“Kemi marre nje sasi te konsiderueshme materialesh, postera broshura, si dhe kemi cuar nje udhezim te vecante ku do te behen te ditura te gjithe arsyet e mosfrekuentimit te mesimit nga ana e nxenesve”, u shpreh Vejsiu.

Nderkohe nje djale 19 vjecar, i eshte shtuar listes  se personave te prekur nga virusi A H1N1, duke e cuar numrin total te te prekurve ne 31.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, te cilet analizojne dhjetra mostra theksojne se ditet e fundit eshte vene re nje rritje e te prekurve ne moshen feminore por edhe tek personat mbi 60 vjec.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta