Doganat, Feith: Mbeshtetje te plote EULEX-it

11/09/2009 14:55

Shefi i Zyres Nderkombetare Civile ne Kosove, Piter Feith ka shprehur mbeshtetjen e tij ndaj punes se misionit EULEX, ne vecanti ne vendosjen e kontrollit ne dogana.

Permes nje komunikate per shtyp, Feith ka vleresuar me nota pozitive pranine e panderprere te policise se EULEX ne Portat 1 dhe 31 ne veri te Kosoves.

“Ne linje me mandatin e tij, EULEX eshte i angazhuar qe te vazhdoje te permiresoje punen e doganave ne mbare Kosoven dhe te rivendose kontrollet e plota doganore ne Portat 1 dhe 31, ne menyre qe te parandaloje kontrabanden e mallrave dhe evazionin e taksave”, eshte shprehur Feith.

Top Channel