Danezet dhe gjyqtaret, dush me uje te ftohte

11/09/2009 10:00

Edhe pse ne fushen e lojes Shqiperia ka ndryshuar, e njejta gje nuk mund te thuhet per futbollin ne pergjithesi ne vendin tone.

Mbi te gjitha per kushtet ne te cilat luhet sporti me popullor ne bote. Pas barazimit historik 1:1 me Danimarken, qe prishi serine negative qe zgjaste prej me shume se 40 vjeteve me nordiket, u regjistrua nje episod aspak i kendshem.

Nga dushet e dhomave te zhveshjes ne stadiumin “Qemal Stafa” ka dale vetem uje i ftohte. Nje gje e tille i ka rene ne sy treshes turke te gjyqtareve, te cilet kane raportuar menjehere te delegati i percaktuar nga UEFA per ndeshjen e se merkures, italianit Danilo Filakione. Zyrtari nuk e priti mire faktin qe “bilbili” kryesor, turku Kuneit Çakir dhe asistentet e tij, Bahatin Duran e Tarik Ongun ishin te detyruar te laheshin me uje te ftohte, duke u ankuar: “Çfare po thoni, çfare ndodh ketu. Nuk ka mundesi qe te ndodhe diçka e tille”.

Mungesa e kushteve minimale vetem sa e ka komplikuar situaten e Shqiperise ne syte e te derguarit te UEFA-s, i cili me pare ishte acaruar me sjelljen e tifozeve, qe vetem pak sekonda pas mbarimit te ndeshjes pushtuan fushen.

Filakione u kerkoi zyrtareve te Federates Shqiptare te Futbollit largimin e menjehershem te njerezve, ndersa ishte i pakenaqur edhe per faktin se pista u improvizua ne vend konferencash, ku trajneri Josip Kuzhe dhe lojtaret analizuan paraqitjen e skuadres.

Te delegati i takimit, per mungesen e ujit te ngrohte ne dushe jane ankuar edhe danezet. Nje pjese e madhe e lojtareve te perfaqesueses se drejtuar nga Morten Olsen u detyruan te shkojne  ne hotel pa u lare, ndersa nuk munguan edhe me te  “guximshmit”, qe provuan ndjesine e dushit me uje te ftohte.

Mbi kete fakt kane ironizuar edhe mediat daneze. E perditshmja “Ekstrabladet” shkruante: “Ne rubinetet e stadiumit ‘Qemal Stafa’, qe furnizonin dushet e perfaqesueses daneze mungonte uji i ngrohte. Ne Tirane Danimarka provoi (jo vetem ne kuptimin figurativ, per rezultatin zhgenjyes) nje dush te ftohte”.

Ky problem, i impiantit qe me veshtiresi ploteson parametrat minimale per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare, i shkaktuar nga menaxhimi i keq rrezikon t’i kushtoje shtrenjte FSHF-se. Natyrisht qe delegati nuk do te hezitoje te raportoje te gjitha problemet qe ka vene re pas ndeshjes dhe Shqiperia rrezikon te gjobitet nga FIFA per marrjen e masave te dobeta organizative.

Mungesa e nje stadiumi modern ku perfaqesuesja jone mund te luaje eshte nje problematike e ngritur prej kohesh. Episode te tilla skandaloze ne “Qemal Stafa”, nuk jane te padegjuara. Me pare “dushin me uje te ftohte” e kishin provuar edhe yjet e Milanit, ne miqesoren e 12 majit qe kuqezinjte e drejtuar ne ate kohe nga Karlo Ançeloti zhvilluan me Kombetaren “B”. Filipo Inzagi ka dale tejet i merzitur nga dushet pa uje te ngrohte, ndersa legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, shprehte te gjithe habine e tij me dy fjale kuptimplota: “Mamma mia!”, si per te thene “çfare ndodh ne kete vend”…

Top Channel