Berisha: Si i perzgjodha ministrat

11/09/2009 08:10

Perzgjedhjen e ministrave te rinj, Kryeministri Berisha e cilesoi si nje  zgjedhje te veshtire.

“Me nje ekip çuam vendin ne NATO, dhe ai ishte nje ekip i suksesshem. Nga ana tjeter shqiptaret diktuan nje koalicion midis se majtes dhe se djathtes. Nuk i dhane votat e mjaftueshme nje partie te vetme, por dhane votat per koalicion”, u shpreh Berisha.

Duke vleresuar kontributin e ish-ministrave te tij, Berisha theksoi se “nuk mund te them se ata qe u larguan nga qeveria ime, u larguan per integritet politik. Por une bera kete perzgjedhje, ku mendova se duke mos qene te persosur, kjo ishte me e mira”.

Lidhur me koalicionin me LSI-ne, Berisha theksoi se nuk mund t’i mohonte vendit opoziten, por shtoi se do te bente koalicion me Ramen, nese keshtu do te kerkonte vota e sovranit.

Kryeministri komentoi edhe marredheniet me kreun e shtetit, duke thene se “marredheniet me Presidentin Topi kane qene ligjore dhe institucionale”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta