Benzema, i perjashtuari i Domenech

11/09/2009 15:55

22 vjecari Karim Benzema cilesohet si nje nga sulmuesit me te mire te momentit, por eshte i cuditshem fakti pse trajneri i Frances, Raymond Domenech e aktivizon shume pak.

35 milione euro pagoi Florentino Perez per ta marre tek Reali talentin francez, por Domenech as qe do t’ia dije per te edhe pse Franca vuan nga mungesa e theksuar e golave. Tekniku i gjelave preferon te aktivizoje ne krah te Henry sulmuesin e Toulouse, Andre-Pierre Gignac.

Por sipas gazetes “AS”, pas gjithe kesaj mund te jete nje arsye raciale e Domenech pasi Benzema eshte nje francez me gjak algjerian. Franca rrezikon pjesemarrje ne boteror pasi me shume gjasa do te luaje ne nje ndeshje play-off sepse vendin e pare ne grup e mban e sigurt kombetarja e Serbise.

Top Channel