
Shkon te vjedhe makinen, plagos me mjete te forta rojen e parkingut.
Policia ka arrestuar nje 15-vjeçar si autor te kesaj ngjarjeje te rende disa ore me pas, ndersa motiv mesohet se ka qene moskorrektesia e adoleshentit kundrejt nje shume lekesh qe duhet t’i kthente, si dhe kapja e tij ne flagrance, duke nderhyre ne nje makine per te vjedhur brenda saj.
Burimet zyrtare te Komisariatit te Policise se Ballshit bejne te ditur per se mbremjen e se merkures, E. Serjani, 15 vjeç lindur e banues ne Ballsh, ka plagosur me mjete te forta 65-vjeçarin, Avni Haxhiaj, ky i fundit lindur ne Belishove dhe banues ne Ballsh.
Nga burime policore mesohet se adoleshenti ka shkuar ne parkingun ku i moshuari punonte si roje, me qellim vjedhjen e nje makine apo sendeve qe ndodheshin brenda saj.
Top Channel