U-21 fundoset nga golat e kosovarit

10/09/2009 08:15

Kombetarja Shpresa e Shqiperise  regjistron humbjen e trete ne kater ndeshjet e para eliminatore te Europianit Under 21.

Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Artan Bushati u mposhten 3:1 nga Austria, ne sfiden qe u luajt dje ne stadiumin “Franc Ferst”. Protagonisti absolut i mbremjes ishte pa dyshim kosovari Atdhe Nuhiu: 20-vjecari i lindur ne Prishtine, qe tashme perfaqesohet me Austrine, ka shenuar dy gola (te parin dhe te tretin) ne 13 minutat e para te ndeshjes, duke shuar cdo shprese te shqiptareve per rezultat pozitiv.

Nuhiut, i cili gjate veres zevendesoi Salihin te Ried, i mjaftuan vetem 180 sekonda per te gjetur rrugen e rrjetes, duke e kaluar topin pas shpines se Mockes. Te besuarit e Bushatit vuajne goditjen shume te shpejte dhe gabojne ne vendosjen ne fushe. Nje mundesi qe vendasit nuk e shperdoruan: dy minuta me pas ata realizuan edhe golin e dyte me autor Veiman.

Kuqezinjte tentuan te reagojne me Roshin, i cili ka qene i pafat. Ndersa ne krahun tjeter, austriaket vazhdonin te rrezikonin, ku rastet e shperdoruara nga Ilsanker dhe Veiman, i paraprine rrjetes se trete me autor Nuhiun (goli i dyte personal per sulmuesin), ne minuten e 13-te. Edhe pse ka mbyllur virtualisht takimin qe prej minutave te para, skuadra e Andreas Herzog ka vazhduar te sulmoje, duke rrezikuar me Bukvan, Koc dhe Veiman.

Vetem 4 minuta perpara mbylljes se pjeses se pare, Roshi ka shkurtuar shifrat ne 3:1. Talenti fierak e ka derguar topin ne rrjete duke hapur disi takimin, madje ka tentuar te shenoje edhe ne castet e para te pjeses se dyte. Por, me kalimin e minutave, ritmi i lojes se kuqezinjve ka rene ne menyre te dukshme, duke krijuar idene se ata u pajtuan me humbjen.

Ne te 87-n, Shqiperia e ka pare veten ne inferioritet numerik, pas daljes nga loja me karton te kuq (dy te verdhe) te Malotes. Me kete humbje, Shqiperia mbetet ne vendin e katert ne Grupin 10, me 3 pike, ndersa Bjellorusia ka marre kryesimin pas fitores 3:2 ne fushen e Azerbajxhanit.

Top Channel