
Te pastrehet e termetit qe goditi fshatrat e Dibres kane nisur te ndjejne veshtiresite e medha te jeteses ne tenda dhe cadra.
Banesat e tyre tashme jane cadrat, te cilat ofrojne vetem mbrojtje nga shiu dhe nje shtrat per te fjetur por asnje kush tjeter per jetese normale.
Keta te pastrehe jane duke jetuar pa ndricim pa uje te pijshem dhe elementet e tjera te domosdoshme per jetese. Ata jane ne pritje te ndihmave qe premtohen por nuk po mberrijne.
Per te moshuarit shpresa e vetme per te jetuar dhe riparuar banesat e tyre te demtuara nga termeti. Deri ne ate moment ata do vazhdojne jetesen ne cadra ku u duhet te gatuajne, ushqehen dhe qendrojne ne kushte aspak te pershtatshme. Veshtiresite me te medha po i kalojne grate te cilat duhet te kujdesen per gjithe familjen.
Oret e dites nuk jane te lehta per banoret e Gjorices, Shupenzes dhe fshatrave te tjera te Dibres, por nata eshte shume me e veshtire.
Top Channel