Taksat, qeveria kundershton raportin e BB

10/09/2009 15:30

Ministria e Financave ka reaguar pas publikimit te raportit “Doing Business”, ku Banka Boterore e rendit Shqiperine si nje vend, ku taksat direkte qe paguajne bizneset ne shtet jane te larta ne raport me fitimin qe ato realizojne.

“BB ka krijuar nje model llogaritjeje dhe ne fund ka vendosur nje shenim ku thuhet se ky rast ku funksionon vetem per ndermarrjet e medha dhe vendet e medha”, u shpreh zevendesministri, Florion Mima.

Zevendesministrti i Financave jep edhe shpjegime teknike pse modeli i aplikuar nga Banka Boterore edhe pse i perdorur dhe vleresuar nga te gjtiha vendet nuk jep rezultate afer te vertetes ne rastin e Shqiperise.

“Nese do te ndertonim nje model tonin per Shqiperine per ndermarrjet e mesme dhe te vogla dhe t’i perpunonim, treguesi qe na rezulton eshte 12 perqind dhe eshte me i uleti ne bote”, u shpreh Mima.

Por bizneset te cilat jane ankuar shpesh nivel te larta taksash perkunder asaj qe proklamon qeveria thone se barra fiskale ne Shqiperi eshte e larte duke listuar si shkak per kete disa faktore.

“Shteti ka nevoje per para dhe i drejtohet atij biznesi qe eshte me i dukshem. Keshtu futen referencat dhe mekanizmat e tjere qe rrisin barren fiskale”, u shpreh Ilir Hebova, nga shoqata e ndertuesve.

Raporti i Bankes Boterore “Doing business” e renditi Shqiperine ne vendin e 83 nga 184 ekonomi boterore per nga lehtesirat qe ofron per biznesin me nje permiresim prej 7 vendesh ndaj nje viti me pare.

Por ne fushen e taksave Shqiperia renditet, sipas Bankes, si nje vend ku taksat direkte marrin rreth 45 per qind te fitimeve te biznesit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA