Nisin fushatat ne PS

10/09/2009 15:15

Dy kandidatet per kryetar te Partise Socialiste, Edi Rama dhe Maqo Lakrori nisen fushaten ne baze me anetaret e partise.

Zoti Rama u fokusua gjate fjales se tij, tek vendimi i socialisteve per te kushtezuar hyrjen ne kuvend me hetimin parlamentar te zgjedhjeve.

“Duhet te jemi jo vetem bashke, po edhe te jemi te vendosur per t’i rezistuar ketij pushteti, i cili ka te beje me interesa te ngushta te Berishes dhe Metes”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se ne detyre, e nisi fushaten duke denoncuar ate qe ai e cileson mjaft te rende per demokracine vjedhjen e votes. Ai tha se synimi i tij jane zgjedhjet e parakohshme dhe reforma ne strukturen e organizimit te partise.

Ndersa kandidati rival i zotit Rama ne programin e tij bashkohet me Ramen ne synimin e socialisteve per zgjedhjet e parakoshme ndersa nenvizon edhe bashkimin e socialisteve

“ne jemi nje parti e majte, ndaj sipas mundesirave qe na krijon realiteti, duhet te respektojme programin themelor te partise”, u shpreh Lakrori.

Por nje tjeter kandidat per kryetar, i cili shpalli kandidaturen ne kongresin e 29 gushtit dhe u terhoq nga gara nje dite me pas, sepse e cilesoi shkelje te rregullave statutore rikandidimin e zotit Rama, Arben Malaj lajmeroi te enjten ne Tirane nje tjeter levizje brenda PS, duke e quajtur Levizja e Mendimit Ndryshe.

Kjo levizje e re brenda PS ka qellim krejt te ndryshem nga ajo e kryetarit Rama dhe eshte deklaruar kunder bojkotit te kuvendit.

Top Channel