
Analisti Skender Minxhozi ka deklaruar se emrat e kabinetit te ri qeveritar te publikuar dje nga kryeministri Berisha nuk perbejne nje risi.
Sipas Minxhozit, nje tjeter fakt i rendesishem eshte edhe “zgjerimi majtas” i kryeministrit, i cili i ka dhene LSI-se poste kyce.
“Eshte nje kabinet qe nuk ofron dicka te re. Me 28 qershor zotit Berisha iu desh te zgjerohet majtas. Me 4 vota mund te marresh edhe 3 ministra dhe jo ministra dosido, por poste kyce si Ministria e Jashtme, e Ekonomise dhe e Shendetesise, qe jane prioritete te larta te qeverise”, ka pohuar Minxhozi.
Analisti i njohur i shtypit shqiptar ka nenvizuar se nje tjeter pike ku kabineti i ri qeveritar calon eshte pjesemarrja e Fatmir Mediut, si dhe ajo e Arben Imamit, qe jo gjithmone ka qene pro PD-se.
“Hyrja e zotit Mediu ben zhurme ne kete kabinet, se bashku me zotin Imami, i cili mundi te penetroje ne ekzekutiv. Fabula e zotit Imami nuk eshte e vecuar. PD-ja e sotme eshte nje perzjerje emrash”, eshte shprehur Minxhozi.
Ndersa duke komentuar hyrjen e Ilir Metes dhe deputeteve te tjere te LSI-se, ai ka shtuar se do te duhen arsye shume te forta per ta mbajtur ne kembe ekzekutivin.
Top Channel