
Boliviani 44 vjecar, i cili u ndalua nga autoritetet meksikane te sigurise per rrembimin e avionit Boeing 737 ka vepruar vetem.
Ky eshte perfundimi i raportit paraprak hetimor ku shtohet se 44 vjecari pretendon se eshte nje i derguar i Kishes.
Autori u ka thene autoriteteve meksikane se ai e rrembeu avionin boeing 737 per shkak te dates, pasi 09/09/09 numri i djallit 666 i kthyer mbrapsht.
“Ai tha se e keru aktin per te paralajmeruar banoret e qytetit te Meksikos per nje termet”, u shpreh sekretari i sigurise se Meksikes, Garcia.
Fluturimi Aeromexico 576 u rrembye nga vendnisja e tij, Kankun dhe sipas burimeve jozyrtare autori ka patur edhe nje bombe ne dore. Megjithate autoritetet meksikane gjate raportit te tyre nenvizojne fakti se rrembimi i avionit eshte kryer pa arme.
Top Channel