F1, Hamilton sfide piloteve te tjere

10/09/2009 17:45

Kampioni ne fuqi i botes ne F1, Luis Hamilton ka leshuar nje sfide ndaj kundershtareve te tij per Cmimin e Madh te Monzes, ne Itali.

“Eshte nje gare impenjative, por makina jone ka shkuar tradicionalisht shume mire ne kete piste”, eshte shprehur Hamilton.

“McLaren eshte ne Monza per te fituar. Megjithate ka ende shume gara per te bere dhe mund te ndodhe cdo gje. Ka shume pilote dhe me 50 pike qe jane per tu fituar, mund te ndodhe gjithcka”, theksoi ai.

Sipas pilotit te McLaren, pista e Monzes mbetet nje nga me te mirat ne bote per atmosferen dhe entuziazmin.

Top Channel