
Ne pritje per te degjuar deshmine e te penduarit dhe bashkepunetorit te drejtesise Adriatik Colit, procesi ndaj 16 te pandehurve te Bandes se Durresit shenoi deshtimin e radhes, duke u zvarritur per shkak te mungeses se nje avokati.
Megjithe oren e caktuar dhe diten e enjte te cdo jave, kesaj radhe mungoi avokati i Plaurent Dervishit, me justifikimin se ishte semure.
I ndodhur ne keto kushte gjykatesi Gurali Brahimllari shtyq gjyqin per javen e ardhshme. Procesi ish-bandes se Durresit prej afro dy viteve nuk po arrin te zhvillohet normalisht.
Ne procesverbalin e gjykates kete te enjte u shenua seanca e 81, 75 prej te cilave kane deshtuar per shkak te avokateve, te cilet ia kane dale deri tani te mos e lejojne te penduarin e bandes te rrefehet para drejtesise.
Top Channel