Boterori 2010, mbyllen ndeshjet e radhes

10/09/2009 00:50

Mbyllen ndeshjet e radhes per eliminatoret e boterorit Afrika e Jugut 2010. Rrezikon Franca pas barazimit me Serbine, fiton Itali e cila thuajse siguron kualifikimin.

Ne grupin e pare ku ben pjese edhe kombetarja jone Suedia fiton ndaj Maltes ne transferte me rezultatin e ngushte 1-0. Po me te njejtin rezultat fiton edhe Portugalia, edhe kjo ne transferte ndaj Hungarise duke mundur nje rival te drejperdrejte ne luften per kualifikim.Grupi kryesohet nga Danimarka me 18 pike, Suedia 15 Portugalia dhe Hungaria 13 pike, Shqiperia 7 dhe Malta 1 pike.

Ne grupin e katert Gjermania ka shkaterruar 4-0 Azebajxhanin ndersa Rusia ka fituar ne transferte 3-1 me Uellsin. Ne grup Gjermania ka 22 pike, Rusia 21 te ndjekura nga Finlanda me 14 pike.

Ne grupin e peste Spanja fiton ndaj Estonise me rezultatin 3-0, ndersa Turqia nuk ka mundur te fitoje ndaj Bosnjes ne transferte, ndeshja u mbyll 1-1. Grupi kryesohet nga Spanja me 24 pike ndjekur nga Bosnja me 16 pike dhe Turqia 12 pike.

Ne grupin e gjashte Anglia fiton ndaj Kroacise 5-1 ndersa Ukraina dhe Bjellorusia kane ndare nga nje pike. Grupi kryesohet nga Anglia me 24 pike e ndjekur nga Kroacia me 17 pike dhe Ukraina me 15 pike.

Ne grupin e shtate kryendeshja Serbi-France eshte mbyllur ne barazim 1-1, ndersa Rumania nuk mposhti dot Austrine. Grupi kryesohet nga Serbia me 19 pike e ndjekur nga Franca me 15 dhe Austria 11 pike.

Ne grupin e tete Italia mund Bullgarine me rezultatin 2-0, ndersa Mali i Zi me Qipron ndajne nga nje pike pas rezultatit 1-1. Grupi kryesohet nga Italia me 20 pike e ndjekur nga Irlanda me 16 dhe Bullgaria me 11 pike.

Top Channel