Argjentina rrezikon boterorin, K.O edhe me Paraguajin

10/09/2009 09:15

Argjentina merr goditjen e dyte brenda tre diteve, duke vene seriozisht ne dyshim pjesemarrjen ne Boterorin 2010.

Skuadra e Diego Armando Maradones ka treguar serish nje “fytyre” te shemtuar ne humbjen e pesuar 1-0 ne fushen e Paraguajit. Goli i shenuar nga Nelson Valdez ne minuten e 27-te u ka siguruar vendasve nje bilete per ne Afriken e Jugut, ndersa bardhekalterit mbahen ne “fije” te perit tashme qe duhen edhe dy ndeshje deri ne fundin e fushates eleminatore.

Argjentina e Maradones eshte shfaqur serish nje skuader e shthurur taktikisht, duke u mbeshtetur vetem tek individualitetet si Messi e Aguero, te cilet zhgenjyen. Pas ndeshjes, Maradona ka shprehur bindjen se do vazhdoje te jete ne krye te pankines.

“Kemi ende shanse. Do eci perpara sepse nuk kam frike nga kritikat. Tani do mbyllem me lojtaret e mi dhe do flas me ta”, shprehet ish sulmuesi. Aktualisht Argjentina renditet e pesta ne grup me 20 pike pas Brazilit, Paraguajit, Kilit dhe Ekuadorit. Ne dy ndeshjet e radhes Maradona dhe djemte e tij d te presin Perune ne shtepi dhe do udhetojne per ne Uruguaj.

 

Top Channel