Agim Cana, nje vit pezullim

10/09/2009 08:20

Gjykata e Marsejes ka denuar me nje vit pezullim nga aktiviteti dhe 100 mije euro gjobe Agim Canen, babane e lojtarit te Kombetares shqiptare, Lorikut.

 

Ai akuzohej se ka falsifikuar dokumentet e transferimit te  mesfushorit nga PSG tek Olimpik Marseja ne vitin 2005. 52-vjeçari u cilesua fajtor se ne bashkepunim me ish-menaxherin Kristof Mongai ka demtuar klubin parizien, duke perfituar 131.800 euro komision nga transferimi i djalit te tij.

Agim Cana akuzohej edhe se kishte kercenuar ish-drejtorin sportiv te PSG-se, Zhan-Mishel Mutier, qe te pershpejtonte procedurat, por kjo akuze u hodh poshte. Fillimisht pala akuzuese kishte kerkuar burgim per Canen, por gjykata vendosi vetem pezullimin dhe gjoben financiare.

 

Top Channel