Manchester United akuzohet edhe nga Fiorentina
09/09/2009 15:10
Lume ankesash ndaj klubeve te Premier League pas pezullimit te merkatos se Chelsea deri ne vitin 2011.
Pas Le Havre eshte edhe Fiorentina qe akuzon Manchester United per ushtrim presioni ndaj te riut toskan Michele Fornasier, i ditelindjes 1993, i cili eshte transferuar ne Manchester gjate muajit gusht. Kete lajm e konfirmon nje zedhenes i FIFA-s per gazeten “Equipe”.
Pak kohe me pare, Fiorentina deklaroi se do ta conte kete ceshtje ne cdo instance. “Lufta” e merkatos nisi nga Lens qe akuzoi Chelsea per ushtrim presioni ndaj nje talenti, ndersa ne banken e te akuzuarve e shikon veten edhe Manchester City, pasi Rennes pretendon se skuadra angleze i ka rrembyer nje talent.
Top Channel