Emergjencat: Kampe per te pastrehet

09/09/2009 17:30

Ne fshatin Gjorice nisi ndertimi i nje kampi me cadra me qellim strehimin e personave qe ngelen te pastrehe nga termeti.

Forcat e ushtrise kane vendosur disa cadra dhe mesohet se puna do vazhdoje ne te njejten forme edhe ne disa fshatra te tjere.

Kjo u konfirmua me heret nga drejtori i Emergjencave Civile, Sali Kelmendi.

Vendosja e cadrave te para ka hasur ne kundershtimin e pronarit te tokes se zgjedhur per t’u kthyer ne kamp.

Cadrat e grupuara ne nje vend banoret e shtepive te demtuara nuk i shikojne si zgjidhje. Ata kerkojne qe cadrat te kene mundesi t’i ndertojne ne oborret e shtepive te tyre te shkaterruara.

Ata thone se ne kete menyre mund te ruajne pronat e tyre si dhe te nisin punen per riparimin e banesave.

Nderkohe te demtuarit nga termeti kaluan serish naten jashte. Frika e lekundjeve te tokes po ia le vendin shqetesimit per afrimin e shirave.

Disa prej banoreve nisen riparimin e pjesshem te cative te shpetive te demtuara per te shpetuar ate qe la pa shkaterruar termeti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta