Bastet parashikojne Shqiperi-Danimarke 0-2

09/09/2009 09:10

Me nje Danimarke ne forme te mire, kuota per fitoren e tyre ndaj Shqiperise nuk mund te ishte me e madhe se 1.25. Por edhe nese ata do te fitojne, nuk do te munden ta bejne kete me goleade, pasi Shqiperi nuk ka humbur kurre me me shume se dy gola ne ndeshjet e luajtura ne shtepi.

Kuqezinjte e bllokuan Suedine ne nje barazim 0-0, humben 1-0 me Hungarine dhe 1-2 me Portugaline, nje ndeshje qe mund te kishte perfunduar ne barazim.

Kombetarja jone shikohet si e veshtire per t’u mundur ne shtepi, pasi ne kater ndeshjet e fundit ka pesuar vetem tri gola.

Megjithate bastexhinjte mendojne se do te jete e veshtire per Shqiperine qe te marre nje fitore apo nje barazim ne kete ndeshje.

Sipas tyre, Danimarka do te mund kthehet ne shtepine e saj me 3 piket ne xhep. Rezultati me i kuotuar eshte: Shqiperi-Danimarke 0-2.

Nderkohe, nje nga bastet qe rekomandohen nga kompania “Betfair” eshte fitorja e Danimarkes me rezultatin e sakte 1:0.

Nese sfida ne Tirane perfundon ne kete menyre, bastexhinjte do te perfitojne 6.4 here me shume sesa shifra qe kane luajtur.

Top Channel