Barazim historik i kuqezinjve ndaj Danimarkes

09/09/2009 22:45

Barazim historik 1-1 i kombetares shqiptare ne “Qemal Stafa” ne ndeshjen e luajtur kunder kryesuesve te grupi tone, Danimarkes.

Ndeshja ka nisur me mire per nordiket te cilet ne pjesen e pare te takimit e kerkuan me shume golin, dhe per pak e gjeten ne minuten e 23 kur mbrojtesi Curri dhe portieri Ujkani nuk jane marre vesh mes tyre, por fatmiresisht per kuqezinjte, Rommendahl nuk ka arritur te perfitoje.

Me kalimin e minutave kombetarja jone ka nisur te reagoje ne disa raste me Salihin dhe Bogdanin por pa sukses.

Pikerisht ne momentin kur ne fushe skuadra shqiptare po zhvillonte nje loje me me shume grinte se danezet, te cilet megjithe rastet qe kishin ishin shume nervoze para portes, ne minuten e 40 nje dalje e gabuar e portierit Ujkani i ka hapur udhen topit te goditur me koke nga Bendter.

Me golin e pesuar 5 minuta deri ne fershellimin e gjyqtarit turk rezultati i ndeshjes nuk ka ndryshuar dhe pjesa e pare mbyllet 0-1 per danezet.

Me nisjen e pjeses se dyte te takimit kuqezinjte shfaqen me shume agresive ne kerkim te golit te barazimit. Pas disa aksioneve dhe krosimeve radhazi me ane te Dallkut dhe Skeles, ne minuten e 51-te skuadra jone gjen golin e barazimit me ane te Bogdanit i cili ka perfituar nga nje gabim i Sorensen qe nuk spastroi dot topin e goditur lehte nga Salihi brenda zones.

Ka qene pikerisht goli i Bogut ai qe i ka dhene zemer skuadres tone qe tregohet me agresive dhe ne minuten e 57-te nje goditje me koke e Dallkut “qeth” kendin e majte te portes daneze.

Ne minuten e 63-te serish tanet me nje goditje kendi per pak nuk gjejne golin, kete here ishte Curri ai qe godet me koke dhe topi kalon thuajse ne te njejten trajektore si topii goditur nga Dallku.

Danezet mundohen te kunderpergjigjen por serish mbeten kuqezinjte dominues ne fushen e lojes thuajse deri ne fund te takimit.

Minutat e fundit si dhe ato shtese (4) danezet perpiqen te gjejne golin e dyte me ane te disa perpjekjeve rradhazi por pas sukses.

Ndeshja mbyllet 1-1 duke sigluar barazimin e pare mes kombetares sone dhe asaj daneze pas tete takimeve zyrtare.

Ne ndeshjen e ardhshme me 14 tetor Shqiperia duhet te perballet serish me nje skuader nordike, kete radhe fqinjet e Danimarkes, Suedine.

Top Channel