Ballardini thumbon Juven: Diego? Preferoj Zarate

09/09/2009 16:40

Trajneri i Lazio-s, Davide Ballardini sfidon Juventusin e Ferrares, duke hedhur dhe nje thumb ndaj brazilianit Diego.

“Braziliani eshte nje mesfushor ofensiv, ndersa Zarate nje sulmues. Pelqej te mbaj Zarate edhe pse t’i kesh te dy nuk eshte keq”, deklaron tekniku bardhekalter. Ne vijim, ai nuk shpreh frike qe perballet me nje nga skuadrat me te forta ne Europe, por thekson se eshte kenaqesi qe te luash perballe nje skuadre te tille.

“Do ndeshemi me skuadren me ne forme te momentit dhe ky eshte nje provim shume i rendesishem per ne. Do provojme te bejme lojen tone”, shton Ballardini. Persa i perket bllokimit te Diegos, ai shton se nuk do kete nje markues te vecante pasi Juve nuk mund te ndalet ne kete menyre.

“Zarate eshte permiresuar shume ne fazen mbrojtese dhe e pason me shume topin. Tani eshte nje lojtar i madh dhe kete ia them shpesh. Eshte nje djale i paster dhe do behet nje nga me te medhenjte ne bote”, perfundon ish tekniku i Palermos.

Top Channel