
Kombet e Bashkuara kane paralajmeruar Afganistanin se do te marrin masa pas dyshimeve te ngritura per manipulim te votave te zgjedhjeve presidenciale.
I derguari i OKB-se, Kai Eide ka deklaruar se rezultatet e votave nga ato qendra votimi ku ka pasur shkelje duhet te anulohen.
Sipas mediave nderkombetare, ambasadori amerikan ne Kabul dhe nje zyrtar i OKB-se jane takuar me presidentin Karzai per te shprehur shqetesimin e tyre.
Te dhenat e fundit nga numerimi i deritanishem tregojne se Karzai eshte prane shpalljes se fitores.
Zoti Eide u beri thirrje autoriteteve afgane qe te sigurojne qe rezultati final te reflektoje vullnetin e votuesve afgane.
Zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit ne Afganistan jane erresuar nga deklaratat e shumta per manipulim te votave.
Top Channel