
Pritet qe Kryeministri ne detyre, Sali Berisha, ne cilesine e kreut te mazhorances se ardhshme, te paraqitet prane kreut te shtetit per t’u dekretuar si kreu i ri i ekzekutivit.
Me pas ai do te paraqese listen e ministrave te rinj dhe do t’ia propozoje per votim Kuvendit bashke me programin qeverises.
Dje, mireseardhjen deputeteve te rinj ua ka uruar ligjvenesi me i vjeter, Fatos Beja, i cili ka drejtuar edhe seancen e pare. Ashtu siç kishte paralajmeruar, opozita nuk ka marre pjese ne seancen e pare, duke iu bindur vendimit te marre ne kryesi per bojkot te Kuvendit.
Pavaresisht mungeses se opozites, deputetet e mazhorances kane vijuar seancen normalisht, e cila eshte ndjekur nga i gjithe trupi diplomatik i akredituar ne vendin tone, Presidenti i Republikes, si dhe perfaqesues te komunitetit fetar. Drejtuesi i seances se pare, Fatos Beja, eshte shprehur se ndihej i nderuar qe hapte ai seancen e pare te Kuvendit.
Duke e falenderuar trupin diplomatik dhe Presidentin e Republikes per pjesemarrjen ne seancen, Beja u ka uruar suksese ne legjislaturen e re te gjithe kolegeve deputete.
“Me lejoni, me kete rast, t’ju uroj te gjithe juve dhe zgjedhesit tuaj, per suksesin qe keni arritur ne zgjedhjet qartazi me demokratike te realizuara ndonjehere ne Republiken e Shqiperise qe nga krijimi i saj dhe te uroj njekohesisht, qe te gjithe ju, ne grupet parlamentare ku do te beni pjese, te gezoni miratimin e zgjedhesve tuaj si perfaqesues te tyre”, eshte shprehur Beja. Beja ka theksuar se “pertej interesave te grupit e spektrit politik qe perfaqeson secili nga ne, si perfaqesues te popullit, ne kemi te gjithe detyrimin si ligjberes t’u sherbejme me devotshmeri interesave te atdheut tone, integrimit te plote te Shqiperise ne Europen e Bashkuar”. Duke vleresuar legjislaturen si nje nga me historiket, sepse Shqiperia u be pjese e NATO-s, Beja theksoi se tashme duhet te punohet fort qe legjislatura qe sapo nisi te jete ajo qe do anetaresoje Shqiperine ne BE.
Pas ketyre fjaleve, duke respektuar rregulloren e Kuvendit, Beja komunikoi emrat e tre deputeteve te rinj te Kuvendit, te cilet jane zgjedhur te jene ne postin e sekretariatit. Ata jane Gerti Bogdani, Pavlina Hoti dhe Ledina Aliolli, te cilet kane zene vendin e sekretariatit.
Po ne baze te Rregullores se Kuvendit, grupet parlamentare kane sjelle propozimet e tyre per deputetet qe do te jene ne Komisionin e perkohshem te Verifikimit te Mandateve. Komisioni perbehet nga nente deputete te mazhorances e opozites.
Nga PD-ja, Astrit Patozi ka propozuar emrat e Jemin Gjanes, Mesila Dodes, Osman Metalles dhe Eduard Halimit, ndersa nga LSI-ja eshte propozuar emri i Dritan Priftit. Keto propozime jane pranuar dhe drejtuesi i seances, Beja, u ka kerkuar anetareve te komisionit qe te marrin dosjet e deputeteve dhe te nisin punen per verifikimin e mandateve. Pas kesaj procedure, Beja mbylli punimet e seances se pare duke njoftuar se seanca e dyte do te jete sot, ne oren 18:00.
Top Channel