
Qeveria parashikon te ndryshoje skemen e financimit per ndertimin e rrugeve. Format e deritanishme, nga buxheti i shtetit apo me kredi nga bankat, nuk paraqiten te lehta per t’u zbatuar, nisur nga presioni i krizes ekonomike.
Aktualisht verehet nje renie e te ardhurave dhe shtrengim i kushteve per te marre kredi. E ndodhur ne kete situate, qeveria po shikon seriozisht skemen e ndertimit te rrugeve me koncesion.
Themi seriozisht, pasi per disa vite rresht, jane miratuar disa projekte koncesionare rrugesh, por asnjera nuk mori zgjidhjen finale.
Ne kater vite qeverisjeje, kryeministri dhe kabineti i tij kane folur shume per ndertim rrugesh, ngritje korridoresh, kalime nga njeri skaj ne tjetrin, por i gjithe arsenali financiar shkoi vetem per nje aks, duke lene pezull te tjerat.
Prane tryezes se kreut te qeverise, Sali Berisha, kane mberritur propozime dhe projekte konkrete nga kompani te huaja, te cilat kane me interes te marrin me koncesion rruget kryesore te vendit.
Ne plan te pare qendron e famshmja Tirane-Elbasan, per te cilen Ministria e Puneve Publike thote se kane perfunduar te gjitha modalitetet, perfshi projektin dhe financimin.
Tjeter aks i rendesishem qe qendron ne pritje prej pese vjetesh eshte Thumane-Vore-Rrogozhine.
Top Channel