Rama: Do ta cojme perpara kauzen per demokraci

08/09/2009 14:20

Kryetari i Partise Socialiste deklaroi se aksioni politik nis me marredhenien e kushtezuar te kuvendit dhe do te shtrihet ne shume aspekte.

Ne nje konference, tanime te perditshme per shtyp, kreu i selise roze vleresoi se kuvendi i dale nga keto zgjedhje eshte pa legjitimitet. Sipas Rames, PS eshte e vendosur ta coje perpara kauzen e saj per demokraci.

“Ne duam transparence per zgjedhjet dhe eshte e domosdoshme ne keto kushte te intensifikojme kontaktet tona me qytetaret, me te gjithe ata qe nuk duan te pranojne kete realitet te imponuar dhe te deformuar permes forcash qe po veprojne me interesat e perbashketa te vendit”, u shpreh Rama.

Sipas Rames, PS nuk mund te behet pjese ketij realiteti, ku ne qeverine e re eshte nje minister ende ne gjykim per nje krim shteteror.

“Qeveria po behet simoter e qeverise se Iranit duke futur nje minister ne radhet e saj, ndersa ai po gjykohet per nje krim shteteror”, u shpreh Rama.

Top Channel