Milan interesohet per Juande Ramos

08/09/2009 21:10

Zerat me te fundit te merkatos flasin per nje interesim te Milanit rreth teknikut spanjoll, Juande Ramos.

Drejtuesit kuqezinj po mendojne nje zevendesues per Leonardon pas humbjes derrmuese ne derbi. Lajmin e ben te ditur gazeta “AS”, sipas se ciles, ish tekniku i Seviljes, Tottenham-it dhe Realit ka marre nje telefonate nga Italia gjate se ciles drejtuesit kuqezinj e kane pyetur nese eshte i gatshem te drejtoje Milanin.

Ramos ka shprehur interesin e tij per te drejtuar “Djallin” pasi refuzoi oferta nga disa klube ruse dhe ukrainase. Gjithesesi, per momentin nuk eshte marre ende nje vendim por nese Leonardo nuk arrin te korre rezultate pozitive, atehere ai do t’i kete ditet e numeruara.

Top Channel