INSTAT: Rriten cmimet

08/09/2009 15:45

Periudhes se cmimeve relativisht te lira per mallrat e konsumit duket se i ka ardhur fundi.

Sipas te dhenave zyrtare te INSTAT, muaji gusht ka shenuar nje rritje cmimesh prej 0,6 %  krahasuar me muajin korrik dhe indeksi i cmimeve te konsumit u rrit me 2,4% kundrejt dhjetorit 2007.

Sipas INSTAT prodhimet bujqesore kane shenuar perqindjen me te larte te rritjes se cmimeve.

Cmimet e Transportit dhe “pije alkoolike dhe duhan”  kane shenuar gjithashtu rritje kryesisht per shkak te rritje se cmimeve te karburantit mbi 3 perqind.

Ne gusht pati ulje te cmimeve vetem per veshjet dhe kepuceve kryesisht per shkak te ofertave sezonale.

Top Channel