
Agjensia Nderkombetare e Energjise Atomike (IAEA) nuk ka nje raport te sakte ne lidhje me te shumeperfolurin program berthamor te Iranit.
“Irani bashkepunoi me agjensine ne perfeksionimin e sistemit te sigurise ne imiantet e tij berthamore dhe lejoi hyrjen e inspektoreve te saj ne reaktorin e paperfunduar ne Arak. Megjithate edhe pas ketyre leshimeve pas programit berthamor iranian jane shume ceshtje qe agjensia kerkon pergjigje”, eshte shprehur drejtori i IAEA-se, Mohamed ElBaradei.
Sipas drejtorit Elbaradei Irani nuk i ka ndaluar perpjekjet per pasurimin e uraniumit dhe ne nje raport me te hershem te agjensise thuhet se synimet e Teheranit ne drejtimin nuklear jane me kah nga pajisjet ushtarake.
Nderkaq pas raportit me te fundit te IAEA-se te cilin Teherani e veleresoi me nota pozitive vete presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad eshte shprehur i hapur per bisedime me perendimin por jo per ceshtjen berthamore duke e quajtur ate si nje kapitull te mbyllur.
Top Channel