Elmander e Kallstrom: Danezet kane frike

08/09/2009 10:30

Pas fitores se veshtire ne fushen e Hungarise, Suedia tashme shpreson se ka ende shanse qe te klasifikohet e para ne Grupin 1 eliminator.

Lojtaret e kesaj perfaqesueseje kane filluar te ngacmojne psikologjikisht “kusherinjte” e tyre daneze, duke shpresuar se ata do te gabojne ne takimin ne Shqiperi.

Sulmuesi Johan Elmander deklaroi: “Tashme Danimarka eshte e frikesuar. Ata na ndjejne pas shpine. Mbi te gjitha tani qe do te luajne ne nje fushe te veshtire si ajo e Shqiperise, ku marrja e tri pikeve nuk eshte e lehte: ne e dime mire kete”.

Edhe ylli tjeter i Suedise, Kim Kallstrom, eshte i ketij mendimi: “Goli i pesuar ne fundin e ndeshjes me Portugaline i ka renduar psikologjikisht danezet. Te udhetosh drejt Shqiperise pas tri pikeve te humbura ne kete menyre, nuk eshte asnjehere e lehte”.

Top Channel