Zhvillohet seanca parlamentare, mungon PS

07/09/2009 18:20

Nis me himnin kombetar seanca e pare parlamentare e legjislatures se 19-te te kuvendit te Shqiperise.

Si deputeti me i vjeter, Fatos Beja, mbajti fjalen e rastit, duke pershendetur nisjen e punimeve.

“Legjislatura e fundit do te mbahet mend per anetaresimin e vendit. Tani na presin detyra te reja dhe uroj qe te dalim faqebardhe ne aspiratat tona te perbashketa. Uroj edhe deputetet e rinj ne kete salle qe te deshmojne me punen e tyre, devotshmerine”, u shpreh Beja.

Ne legjislaturen e re, PD perfaqesohet nga 68 deputete, LSI nga 4 deputete, PR, PBDNJ dhe PDI me nga nje deputet dhe PS nga 65 deputete. Keta te fundit ashtu sikurse kishin paralajmeruar nuk ndodhen ne sallen e kuvendit, duke bojkotuar punimet deri ne gjetjen e mirekuptimit per plotesimin e kerkesave te tyre.

Nderkohe neser do te behet betimi i deputeteve te rinj, pasi komisioni per verifikimin e mandateve te kete perfunduar me procedurat.

Nuk dihet nese ne seancen e neserme do te jene te pranishem deputete e Partise Socialiste.

Top Channel