Tragjedi ne Luiziana, vret 3 familjare dhe veten

07/09/2009 11:10

Tragjedi ne Luiziana te SHBA-se ku nje burre ka vrare ish- bashkeshorten, djalin 26-vjecar, nipin 2-vjecar dhe me pas veten.

Ne kete tragjedi eshte plagosur rende edhe nusja e djalit te tij, e cila eshte shtatzane. Gjithcka ndodhi te shtunen ne mbremje ne nje shtepi rurale rreth 48 km larg  Baton Rouge. Menjehere pas masakres, burri eshte larguar me makinen e tij, por ka vrare veten ne momentin qe policia po e arrestonte.

Nusja e djalit, Amber arriti te dilte nga dritarja e katit te pare me djalin e saj 2 vjecar, i cili nuk i mbijetoi dot hedhjes. Sipas policise, gjithcka lindi pas nje sherri mes 50-vjecarit Denis Karter dhe ish-bashkeshortes se tij Dana.  

Top Channel