Termeti, Berisha: Kamp per te pastrehet

07/09/2009 17:30

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inspektuar zonat e prekura nga termeti i cili ra mesnaten e kaluar.

Pasi shprehu kenaqesine qe termeti nuk shkaktoi viktima ne njerez, kryeministri premtoi ndihme per rindertimin e shtepive dhe sistemimin e te pastreheve ne shtepi me qira dhe ndertimin e nje kampi.

“Banoret, shtepite e te cileve jane bere te pabanueshme do t’i sistemojme kundrejt qirase neper ndertesa te tjera. Nje tjeter forme strehimi eshte edhe ngritja e nje kampi”, u shpreh Berisha.

Kryeministri siguroi banoret se qeveria eshte e vendosur t’i ndihmoje te prekurit mbi bazen e nje vleresimi objektiv nga ana e eksperteve.

Top Channel