Shkoder, aksidentohet ne pune, vdes 57 vjecari

07/09/2009 19:00

Nje punetor 57 vjecar ka humbur jeten pasditen e sotme ne qytetin e Shkodres, per shkak te nje aksidenti te ndodhur ne pune.

Sipas informacioneve te fundit, shtetasi Rifat Basha humbi jeten pasi ra nga skela teksa meremetonte nje shtepi dykateshe.

57 vjecari pesoi demtime te renda ne koke dhe per pasoje nderroi jete ne spital, ku u transportua nga koleget e tij.

Nderkohe, ne vendin e ngjarjes kane mberritur agjentet e kriminalistikes, te cilet do te hetojne per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Top Channel