Seiti: Probleme ne disa komuna
07/09/2009 09:15
Prefekti i Qarkut te Dibres, Xhaferr Seiti e ka cilesuar si shume serioze situaten ne disa komuna te ketij qarku pas termetit te fuqishem prej 7 ballesh qe tronditi mbremjen e djeshme edhe disa qytete te vendit.
Ne nje lidhje telefonike per Top Channel, ai konfirmoi se deri tani ne Shupenze dhe Gjorice jane shkaterruar 9 shtepi, ndersa pjesa me e madhe e banoreve e ka kaluar naten ne qiell te hapur per shkak te frikes qe ekziston.
Seiti shtoi gjithashtu se jane derguar disa ndihma paraprake, ndersa ne mbledhjen e shtabit te emergjencave civile do diskutohet per marrjen e masave dhe dergimin e ndihmave per banoret e zonave te prekura.
Top Channel