
Ende pa nisur te funksionoje porti i mallrave, vecmas atij te udhetareve, ne Gjirin e Limjonit ne Sarande ka nisur puna per infrastrukturen rrugore.
Pjesa qe lidh kalaten e re te ketij porti dhe molin e flotes se peshkatareve te Sarandes, tashme ka hyre ne fazen perfundimtare. Nderhyrja per normalizimin e qarkullimit neper kete rruge eshte pjese e projekteve qe ka Bashkia e Sarandes me portin detar. Puna per kete investim, qe shkon ne 28 milione leke, ka nisur 5 muaj me pare dhe do te mjaftojne edhe dy jave kohe, qe rruga me gjeresi 9 metra dhe trotuare me 2 meter gjeresi, te perfundoje deri ne asfaltim.
Drejtori i Drejtorise se Sherbimeve ne bashki, Aristotel Koci, tregoi se kjo rruge, qe njihet si Rruga e Peshkimit, u pergjigjet standardeve te reja te studimit, qe parashikojne gjeresi 9 metra, nga 6 qe ka qene me studimet e vjetra. Vec kesaj ajo do te jete e kompletuar me mure pritese, ndricim dhe peme anesore, nderkohe qe brenda saj ka gjithe infrastrukturen inxhinierike.
Top Channel