Rusi, “Microsoft”: Nuk jane gjetur shkelje

07/09/2009 18:45

“Microsoft” ka bere te ditur se agjencia anti-monopol ne Rusi nuk ka gjetur shkelje te ligjeve anti-trust ne lidhje me shperndarjen e sistemit operativ “Windows XP”.

“Jemi te kenaqur me ligjet qe aplikohen ne Rusi dhe ne te gjitha vendet ku ne bejme biznes. Jemi te kenaqur qe nuk eshte gjetur asnje shkelje”, eshte shprehur kompania per agjencine “Reuters”.

Sherbimi anti-monopol nisi hetimet ndaj “Microsoft” pas dyshimeve se gjigandi informatik ka shkelur ligjet antimonopol per shperndarjen e “Windows XP” si nje sistem me vete apo i parainstaluar ne nje kompjuter personal si dhe per politikat ne lidhje me cmimin e produktit.

Top Channel